Paul Pogba do t’i mungoj Manchester United në 3 ndeshjet e radhës në Premier League.
Pogba është pezulluar me tri ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit, ka njoftuar klubi i Manchester United.
Mesfushori francez do të mungojë ndaj Tottenhamit, Manchester City dhe Watfordit.
Kujtojmë se Pogba hyri si zëvendësues në pjesën e parë të ndeshjes kundër Liverpoolit dhe mori karton të kuq vetëm pas 14-të minutave.
Në minutën e 59-të, francezi bëri një ndërhyrje pranë zonës së penalltisë, ndaj Naby Keitas.
Fillimisht, arbitri kryesor, Anthony Taylor, e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas rishikimit me VAR, Pogban e ndëshkoi me të kuq. /albeu.com/