Pasi fletëvotimet e gazetarëve, kapitenëve dhe teknikëve për Topin e Artë 2021 u mbyllën fundjavën e kaluar, një listë e supozuar e rezultateve u shfaq në rrjete.
Sipas listës, e cila u zbulua nga Jeboisdeeauu në Twitter, Robert Lewandowski (Bayern) do të jetë fituesi me 627 vota, i ndjekur nga Lionel Messi (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).
Cristiano Ronaldo është në pozitën e nëntë. Nëse kjo listë është e vërtetë apo jo, do të dihet vetëm më 29 nëntor, kur do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Renditja në Top-10:
1 Robert Lewandowski (Bayern)
2 Lionel Messi (Barcelona/PSG)
5 Jorginho (Chelsea)
6 Kylian Mbappe (PSG)
7 N’Golo Kanté (Chelsea)
8 Erling Haaland (Dortmund)
9 Cristiano Ronaldo (Juventus/Man. United)
10 Kevin De Bruyne (Manchester City).