Dy aktorët e preferuar të shqiptarëve, protagonistët e “Dashuri e Ndaluar” bëhen bashkë pas 11 vitesh, kush do të jetë seriali i ri i tyre

Dy aktorët e preferuar mes shqiptarëve, që më parë kanë luajtur në “Dashuri e Ndaluar” janë bërë sërish bashkë pas 11 vitesh.

“Dashuri e ndaluar” ka qenë një nga telenovelat më të ndjekura në Shqipëri, në kohën kur transmetohej në ekranin shqiptar, para më shumë se një dekade.

Kjo edhe për shkak të dy aktorëve protagonistë, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat.

Ndërkohë, pas 11 vitesh, ata do të vijnë në një projekt të ri së bashku.

“Kral Kaybederse” quhet seriali, ndonëse nuk dihet se çfarë roli do të kenë dy aktorët.

Kivanç Tatlitug, është një nga më të preferuarit e shqiptarëve, edhe nga origjina e tij shqiptare, pasi siç ka thënë vet aktori, i atij i tij ka prejardhje nga Prishtina.

Aktorin e kemi parë edhe në seriale të tjera si “Kuzey Guney” ose “Kurti dhe Sura” e shumë të tjerë.

Ndërkohë, Beren Saat ka qenë protagoniste në serialin “Fatmagyl”./albeu.com/