Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet ka reaguar pak minuta para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikën e Kosovës.
Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” ku i drejtohet deputetëve me thirrjen që të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kourum për zgjedhjen e presidentit.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, tha ai.