Real Madridi mposht pa probleme Eibarin (VIDEO)

Real Madridi ka mposhtur pa probleme Eibarin në “Alfredo di Stefano” me rezultatin e përgjithshwm. 2-0.

“Los Blancos” kishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes me Eibarin që dështoi të krijojë ndonjë rast e të rrezikojë shumë portën e Courtois.

Asensio kishte shënuar një gol në min (37), por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Në min (41’)  spanjolli shënoi gol për ti dhënë avantazhin Realit.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Realit.

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi dominimin. Ishte Karim Benzema i cili po përjeton formë jetësore këtë sezon.

Ai shënoi gol pas një asistimi nga Vinicius Junior në min (73’).

Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-0 Eibar.

Tani reali ka 63 pikë, vetëm tre pikë më pak se Atletico Madrid.

 

Shtuar 3.04.2021 06:04