Milani ka fituar në trasfertë ndaj Bolognas me rezultatin 2-4, por kjo ishte një nga ato ndeshjet kur rezultati nuk tregon atë çfarë skuadrat dhanë në fushë.
“Kuqezinjtë” e nisën shumë mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 16 me Leaon. Vetëm 4 minuta më vonë, Bologna do të mbetej me një lojtar më pak pasi Soumaoro do të ndeshkohej me karton të kuq.
10 minuta nga fundi i pjesës së parë Calabria shënon edhe golin e dytë që do ishte edhe i fundit për 45 minutat para.
Edhe pse me një lojtar më pak, Bologna nuk ishte dorëzuar, një autogol i Ibrahimovic në minutën e 49 i jep zemër vendasve që do të shënojnë edhe golin e dytë dhe të barazimit në minutën e 52 me Barroë.
Në minutën e 58 një tjetër goditje vjen për Bolognan, Soriano gjithashtu lë fushën pasi ndëshkohet me karton të kuq.
9 lojtarë në fushë për vendasit dhe të gjithë para portës, “kuqezinjtë” sërish hasin vështirësi dhe për minuta të tëra nuk arrinë dot të shënojnë golin e avantazhit.
Goli do të vinte 6 minuta nga fundi me Ismael Bennacer, një gol që çliron Piolin e po ashtu edhe skuadrën. Në minutën e 90 Ibra do të shlyenta gabimin dhe të shënonte golin e 4 për ekipin e tij. /albeu.com