Sa fruta duhet të hamë në ditë?

Frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme pasi ato kanë përfitime të panumërta për shëndetin tonë.

Megjithatë, disa njerëz shqetësohen për sheqerin në fruta dhe po ashtu kanë frikë se ngrënia e shumë frutave mund të jetë një zgjedhje e dëmshme.

Por, sa fruta duhet të hamë çdo ditë që ky të jetë një zakon i shëndetshëm?

Rekomandimi i përgjithshëm për marrjen e frutave është rreth 400 gram në ditë ose pesë racione nga 80 gram.

Një porcion prej 80 gramësh është afërsisht ekuivalent i një fruti me madhësinë e një topi tenisi. Ngrënia e pesë racioneve fruta në ditë lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe kanceri.

Sigurisht, këto rekomandime ndryshojnë varësisht nga kush i bën ato. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, Departamenti i Bujqësisë rekomandon që një i rritur mesatar të hajë dy racione fruta në ditë, ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të hanë katër racione fruta në ditë.

Megjithatë, të gjithë mund të përshtaten në bazë të zgjedhjes së tyre individuale, mënyrës sesi funksionon trupi i tyre dhe sigurisht, duke marrë parasysh këto shifra./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 22:57

Tags: ,