Makina përplas këmbësorin në Kuçovë, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur nmë Kuçovë te Terminali.

Policia bën me dije një 19-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësorin 40-vjeçar. Ky i fundit është transportuar në spitalin rajonal të Beratit.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 22:43