Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Një 80-vjeçar ka rënë aksidentalisht në pus dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com