Pas takimit me bashkëshorten, Iliri ka vendosur të largohet nga disa raporte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ai i ka thënë Sabianit dhe Fifit se përveç raportit me Fifin, Monikën dhe Arjolën nuk do të mbajë kontakte të afërta me asnjë njeri tjetër. Ai ka theksuar se do të gjendet gjithmonë disa metra larg vajzave të tjera, pasi bashkëshortja e tij ishte e mërzitur nga raporti i tij me Beniadën apo vajzat e tjera.
Më tej ai ka komentuar përzgjedhjen për herë të dytë si lider i shtëpisë dhe faktin se si disa banorë do të donin të tjera zgjedhje për të sulmuar siç dëshirojnë.