“Shpërthen” San Siro, Milani përmbys avantazhin e dyfishtë ndaj Veronas (VIDEO)

Pas pjesës së parë të mbyllur me avantazhin e dyfishtë të Veronas, Milani ka përmbysur gjithçka në të dytën.

Fillimisht Giroud ngushtoi rezultatin në minutën e 59 dhe më pas Kessie pasi ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 76 barazoi gjithçka.

Vetëm 2 minuta më vonë një devijim i gabuar i topit nga Gunter, përmbys gjithçka dhe kalon “kuqezinjtë” në avantazh. /albeu.com


Shtuar 16.10.2021 22:33