Manchester United u mposht nga Licester City me rezultatin 4-2 në “King Poëer Stadium” në kuadër të javës së tetë të Premier League.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat “Djajtë e Kuq” kanë marrë vetëm një fitore duke rritur presionin te trajneri, Ole Gunnar Solskjaer dhe janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të norvegjezit.
Raportet e fundit tregojnë se pavarësisht rezultateve të fundit, Solskjaer ka mbështetjen e plotë të klubit.
“Siç qëndrojnë gjërat, pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United kuptohet se është 100% i sigurt. Megjithë funksionimin e dobët të formës, ai ende ka mbështetje nga bordi i MUFC”, ka shkruar David Ornstein nga ‘The Athletic’. /albeu.com