Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, janë kthyer në stërvitje të mërkurën pas lëndimeve që i pësuan më 26 shtator ndaj Sampdorias.
Bëhet e ditur se si Dybala ashtu edhe Morata, kanë stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e grupit dhe gjasat janë të mëdha që të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Romës, që luhet të dielën mbrëma.
Dueli mes Juventusit dhe Romës, luhet të dielën prej orës 20:45 në Torino dhe i takon xhiros së shtatë në Serie A. Juventusi është i shtati në tabelë me 11 pikë, katër më pak se Roma që zë vendin e katërt.