Juventusi është hedhur në sulm për mesfushorin sulmues të Manchester City-t, Bernardo Silva, raporton Calcio Mercato.
“Zonja e Vjetër” synon ta huazojë portugezin në merkato e janarit, për ta blerë më pas në fund të sezonit.
Pep Guardiola i ka hapur 27 vjeçarit edhe pse ky i fundit ka një kontratë me “citizens” deri në vitin 2025.
Bernardo Silva ka zhvilluar 137 ndeshje në Premier League ku ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 24 asistime. /albeu.com