Abuzoi s*ksualisht me 16 vjeçare, shpallet në kërkim 31 vjeçari

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. Mësohet se ka qenë e mitura ajo që ka bërë një kallëzim në polici se shtetasi i identifikuar me inicialet E.S ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.04.2021 09:54