Ranë në kontakt me rrymën dhe u përfshinë nga flakët, detaje të rënda nga vdekja tragjike e 3 elektriçistave (FOTO LAJM)

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku tre elektiriçista, njëri prej tyre shqiptar, gjetën vdekjen pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Mediat greke kanë publikuar dëshmitë e qytetarëve nga vendi i ngjarjes, të cilët pohojnë se ishte një vdekje shumë e keqe. Sipas dëshmitarëve, shqiptari ishte dhe personi që u godit më shumë nga rryma, i cili ka qëndruar për dy orë në shtyllën e tensionit ku i ka marrë flakë dhe koka.

“Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit. Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim.

Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë. 45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”, ka thënë banori.

Mësohet se shqiptari Aleks Bruka nga Rrësheni ishte babai i tre fëmijëve.


Shtuar 2.04.2021 09:42