Antitank dhe një arsenal gjigant, ku shkuan armët që u sekuestruan nga aksioni në Tiranë

Pas goditjes së 18 bazave që shërbenin për mbajtjen e modifikimin e armëve të ndryshme dhe zbardhjen e 3 ngjarjeve kriminale në Tirnaë, autoritetet shpresojnë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera.

Arsenali i armëve të sekuestruara është dërguar në laboratorin e Policisë së Shtetit, ku edhe po bëhen verifikime nëse ato janë përdorur apo jo për ngjarje të tjera kriminale. Sipas informacioneve mësohet se armët e sekuestruara janë të kalibrave të ndryshëm.

Në këtë operacion janë sekuestruar snaiper, antitank, armë luftarake, silenciator, 7 automjete dhe municione të tjera luftarake. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Të arrestuarit e sotëm janë, Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, dhe është shpallur në kërkim Sokol Gjura”.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 09:58

Tags: ,