Njihuni me lojtarët me më shumë ndjekës në Facebook, CR7 i pari (FOTO LAJM)

Përdoruesit e Facebook-ut u bllokuan nga llogaritë e tyre mbrëmë pasi gjiganti i mediave sociale u rrëzua për gati gjashtë orë.

Ndërprerja globale, duke përfshirë edhe WhatsApp dhe Instagram, ka Facebook-un në tentimin e tyre të stërzgjatur për të rregulluar këtë çështje, ndërsa përdoruesit u dyndën në Twitter.

Njerëzit nuk ishin në gjendje të kontaktonin të afërmit e tyre, ndërsa tifozët gjithashtu nuk mund të kishin akses në faqet e futbollistëve të tyre të preferuar.

Miliona ndjekin yjet më të mëdhenj të futbollit në platformë, duke u dhënë atyre një shans të ndihen më afër lojtarëve të tyre të preferuar.

Por kush ka më shumë ndjekës në Facebook? SunSport hedh një vështrim:

Mbreti i rrjeteve sociale vazhdon të jetë Cristiano Ronaldos, derisa në Facebook ka plot 150 milionë ndjekës.

Pas tij vjen rivali i përjetshëm dhe ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messim, që ndiqet nga 104 milionë përsona.

Pas tyre renditet Neymari që ka në total 87 milionë ‘followers’, e më pas vjen David Beckham që ka 55 milionë.

Më poshtë renditen emra si Ronaldinho që ka katër milionë ndjekës më pak se legjenda e Manchester United, Karim Benzema me 40.8 milionë dhe Kaka me 40.1 milionë.

 


Shtuar 5.10.2021 15:49