Këngëtari Robert Berisha ka publikuar në rrjete sociale një foto të vajzës Renee, për ditën e parë të shkollës. Ndërsa e kanë kritikuar për veshjen e saj, pasi shfaqet me barkun jashtë.
Roberti ka reaguar i revoltuar, duke sqaruar se fotoja e Reneesë është bërë para lagjes, e jo në shkollë. Ai ka shtuar se e bija shkon në shkollë amerikane dhe ka uniformë.
“Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë o ju që merreni me vipa të bllokut, me fëmijë mos u merrni për klikime se herën tjetër nuk ju bëj tag po….”, ka shkruar Roberti.