Ditën e djeshme (28 shtator) 21-vjeçari Aldi Rama ka vrarë me armë zjarri oficerin krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë ngjarje.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori Aldi Rama ka pasur me vete dy krëhëra pistolete.
Njërin prej të cilëve e kishte hedhur në vendngjarje pasi qëlloi 44 vjeçarin Hoxha. Tjetri u gjet në vendin ku 21 vjeçari Rama qëlloi veten.
Sipas grupit hetimor, fillimisht Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sendilja e pasme e mjetit me një plumb në qafë. Ka dalë nga makina për t’u ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark duke i përshkruar pranë zemrës.
Vendngjarje u gjetën 8 gëzgoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë./albeu.com