STATISTIKË/ Real Madridi ka fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi për Ligën e Kampionëve

Edhe pse momentalisht Real Madridi po kalonte një moment pozitiv, “merengues” nuk janë më ajo skuadra e disa viteve më parë.

Ditën e djeshme, Reali u turpërua nga Sheriff Tiraspol në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

Edhe pse 13 herë fitues të këtij trofeun, vitet e fundit Reali nuk ka arritur dot të shkojë larg, mjafton të përmendim një statistikë. “Galaktikët” kanë fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit si vendas në këtë kompeticion madhështor.

7 ndeshjet e fundit të Real Madridit si vendas në Ligën e Kampionëve:

Real Madrid 0 – 3 CSKA

Real Madrid 1 – 4 Ajax

Real Madrid 2 – 2 Club Brugge

Real Madrid 6 – 0 Galatasaray

Real Madrid 2 – 2 PSG

Real Madrid 1 – 2 Manchester City

Real Madrid 1 – 2 Sheriff Tiraspol. /albeu.com


Shtuar 29.09.2021 10:19