Kosova në prag lufte, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në New York dhe kthehet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në New york dhe është nisur për në Prishtinë.

Shkak për ndërprerjen e vizitës janë bërë zhvillimet në veri të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për mediat. Presidentja ka udhëtuar për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.

Presidentja mori pjesë në një bisedë në Universitetin “Columbia” në New York, ndersa zhvilloi takimet edhe me homologët e saj nga Bosnja dhe Mali i Zi./albeu.com