I shpëtuan aksidentit në Shijak,  plagosen me thikë me njëri-tjetrin

Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur në Shijak, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Por aksidenti ka çuar në përplasjen fizike mes personave të afërm të shoferëve, ku njëri prej tyre ka sulmuar tjetrin me thikë.

Pas plagosjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse i plagosuri u dërgua në spital, ndërkohë që Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Shijak/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 22:40