Interi ka shpëtuar nga humbja ndaj Atalantës në minutat e fundit falë ndërhyrjes së VAR i cili anulloi një gol të Picoli në minutën e 88.
Ndeshje luajtur në Guisppe Meazza nisi më mirë për vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 4 me Lautaro Martinez. Një gol i shpejtë që si duket i vuri në “gjumë” zikaltërit, pasi miqtë arritën të përmbysnin gjthçka në fundin e pjesës së parë.
Fillimisht ishte një super gol i Malinovsky në minutën e 30 që vuri barazpeshën dhe vetëm 8 minuta më vonë do të vinte goli i avantazhit me Toloi.
1-2 do të ishte rezultati i pjesës së parë, me Interin që shkon i “shokuar” në dhomat e zhveshjes. E dyta nis pak më mirë për skuadrën e Inzaghit, e cila arrinë të barazojë rezultatin në minutën e 71 me Edin Dzeko.
Në minutën e 85 do të vinte shansi i artë për Interitn për t’u rikthyer sërish në avantazh, por Dimarco u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Nuk vonoj shumë dhe Piccoli do të vendoste heshtjen në stadium, por VAR ndërhyn dhe anullon golin.
2-2 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj super ndeshje e vlefshme për javën e 6 të Serie A.