Mino Raiola ka paralajmëruar se Matthijs de Ligti do të largohet nga Juventusi.
Fabrizio Romano bën të ditur se De Ligt ka klauzolë në kontratën e tij me Juventusin, e cila është në vlerë prej 150 milionë eurosh.
Sipas Romanos, klauzola mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.
Por, bëhet e ditur se Juventusi shpreson që ta mbajë sa më gjatë holandezin.
22-vjeçari u transferua te klubi italian nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për 85.5 milionë euro.
De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.