Mbi 500 të shtruar! Tejmbushen spitalet Covid në Kosovë, sa janë në terapi intensive

Në spitalet Covid të Kosovës po trajtohen mbi 500 pacientë të infektuar me Covid-19.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus.

Ndërkohë po vazhdon procesi i vaksinimit. Deri më 18 shtator është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 14:34