Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother VIP”, që duket se po pritet me shumë entuziazëm, kjo nisur edhe nga ndërprerja 4-vjeçare e programit.
Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur.
Së fundmi, përflitet se një nga emrat e përzgjedhur mund të jetë Ema Andrea, aktorja e njohur.
Megjithatë, nuk ka patur asnjë konfirmim, as nga aktorja, e as nga stafi i “Big Brother”, që ka zgjedhur që të mos konfirmojë asnjë nga emrat deri më tani.
Ashtu sikurse u paralajmërua më herët, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, po zbulohen pak nga pak konkurrentët, por jo ashtu siç prisnim. Janë publikuar video të dy prej vajzave pjesëmarrëse, por pa i zbuluar portretin.
Megjithatë, lart e poshtë dyshohet se mund të jenë dy këngëtare, Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.
Mirëpo, asgjë nuk është e sigurt, ndaj ne na mbetet të presim për një konfirmim zyrtar dhe datën 1 tetor, nisjen e këtij edicioni, për të zbuluar personazhet e shumëpërfolur.