Ka nisur seanca maratonë në Kuvend. Në foltore ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po prezanton programin qeverisës “Rama 3” për katër vitet e ardhshme.
Gjithashtu, do të bëhet edhe prezantimi i kabintetit të ri qeveritar, i përbërë me një shumicë grash.
“Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e 3. Kjo qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria më përbërjen më të lartë të grave. Përbërja e qeverisë ka qenë një pasqyrë e rritjes së numrit të grave në këtë kuvend. Kjo është një nga ata gjërat me rëndësi që koha u jep gjithmonë e më shumë rëndësi. Me votëbesimin e kabinetit të ri, Shqipëria rendit në vendin e parë mes vendeve të OKB-së për të klasifikimit për numrin e grave në qeveri. Dua të nënvizojë se pavarësisht përparimit të këtyre viteve në rritjen e përfaqësimit gjinor, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje duket shumë i lartë. Ka ende shumë forca diskriminues ne dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vend për të gjetur raste dramatike. Dua të shpresoj dhe uroj që gratë e pranishme në këtë sallë ta ndjejnë më të fortë se kurrë më parë përgjegjësinë për t’u bërë misionere në betejën duke bërë akte konkrete në betejën për fuqizimin e vajzave dhe grave”, tha Rama.
Qeveria “Rama 3”
Kryeministër, Edi Rama
Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin
Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme
Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes
Ulsi Manja-Ministër Drejtësie
Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm
Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Evis Kushi- Ministre e Arsimit
Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit
Elva Margariti- Ministre Kulture
4 ministri shteti
Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit
Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje
Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin
/albeu.com/