ZYRTARE/ Leon Goretzka nuk lëviz, rinovon kontratën me Bayern Munich

Bayerni ka arritur marrëveshje me Gortezkan për rinovimin e kontratës, shkruan lajmi.net.

Futbollisti me kontratën e re pritet të mbetet pjesë e ‘Bavarezëve’ deri në vitin 2026.

Goretzka është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontatës:

“Me FC Bayern ne kemi fituar gjithçka që duhet fituar në tre vitet e fundit. Por është edhe më bukur sesa të fitosh një titull për të konfirmuar dhe përsëritur këto suksese”.

“Ekipi, klubi dhe mjedisi nuk janë vetëm shumë profesionistë, por edhe të njohur. Kjo përzierje është një nga garantuesit e suksesit të këtij klubi. Jam shumë i lumtur që kam mundur të zgjas kontratën time herët deri në vitin 2026”, tha Leon Goretzka.

Mesfushori u transferua te gjiganti gjerman në vitin 2018 nga Schalke 04, dhe që nga ajo kohë ka realizuar 25 gola në 118 ndeshje me klubin. 


Shtuar 16.09.2021 10:14