Dora e Mourinhos, Roma barazon rekordin që për herë të fundit e kishte arritur në 2017

Ishte thuajse e sigurtë se Roma nën drejtimin e Mourinhos do të ishte një skuadër më kompakte dhe më e vështirë për tu mundur.

Roma e ka nisur mbarë këtë sezon të Serie A, duke marrë 3 fitore në 3 ndeshje.

Me fitoren ndaj Sassuolos, Roma është lider në Seria A me nëntë pikë, aq sa kanë Milani dhe Napoli.

Sidoqoftë, Roma sonte (e diele) barazoi një rekord që nuk e kishin arritur që nga viti 2017.

Sipas OptaPaolo, Roma ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në shtëpi në kuadër të të gjitha garave për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2017.

Ndërkohë, për Mourinhon fitorja e sotme ishte e veçantë, ngase ishte e 1000-ta në karrierë si profesionistë.


Shtuar 13.09.2021 08:42