Aktori i njohur Çun Lajçi është infektuar me koronavirus, ndërkohë që me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka ironizuar politikanët që kujtohen për artistët vetëm pas vdekjes.
Ai shkruan se nëse shpëton nga koronavirusi, do të jetë më mirë për ta, pasi nuk do të kenë nevojë t’i blejnë lule dhe t’i zmadhojnë fotografinë.
“Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!PoKam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua! Dardani, 28.03.2021”, shkruan Çun Lajçi.