Ministri i Sportit në Angli jep lajmin e madh: Tifozët po rikthehen, testi i parë në maj

Ministri i sporit në Angli, Nigel Huddleston ka planifikuar se ndeshjet e Wimbledonit dhe ato te Grand Prixit që fillojnë në qershor të kenë tifozë.

Prova e parë do të jetë finalja e Kupës së FA që luhet me 15 maj për të parë nëse funksionon që në Wembly të jenë 20 mijë tifozë.

“Ne jemi duke planifikuar hapjen e stadiumeve sportive për shembull nga 17 maj, kështu që ne jemi duke përgatitur një plan konkret dhe të sigurohemi që kemi mësuar në lidhje me sistemet në vend, masat e higjienës, regjimet e testimit etj”, tha ai.

Pra, Wimbledonin e planifikuar me 28 qershor deri me 11 korrik më shumë gjasë mund ta shohin tifozët nga afër.

Ky vendim i Qeverisë angleze vjen, pasi ka planfikuar mirë situatë dhe rregullat për Covid-19 po respektohen.


Shtuar 29.03.2021 11:31