Igli Tare tenton ta bindë Hysajn t’i bashkohet Lazios

Elseid Hysaj do të mbyllë njëherë e mirë marrëdhënien e tij me Napolin në fund të këtij sezonit.

Kontrata që mban të lidhur palët skadon në qershor dhe menaxheri Xhufredi ka konfirmuar disa herë se nuk do të ketë rinovim, por largimi me parametra 0 do të jetë rruga e vetme. Pas skuadrave si Roma apo edhe gjiganti PSG, një tjetër klub interesohet për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Është Lacio ajo që ka hedhur tashmë vështrimin drejt Napolit dhe po vëzhgon situatën me futbollistin shkodran.

Emri i Elseid Hysajt përfundon në bllokun e shënimeve të Igli Tares, i cili do të përpiqet të përfitojnë nga mundësia për ta sjellë me parametër 0 lojtarin e Kombëtares shqiptare në kryeqytetin italian.

Paraqitja e Hysajt këtë sezon ka qenë në nivele të lartë, duke e rritur kështu më tepër interesin përreth tij.


Shtuar 26.03.2021 23:19