Detaje tronditëse: Gruaja me probleme mendore 6 muajshe shtatzënë, si u arrestua 20 vjeçari

Një 20 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Devollit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43 vjeçare mendërisht e paaftë.

Gruaja është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6 muajshe.

Pas hetimeve nga policia ajo është shprehur se ka qenë e abuzuar seksualisht nga Klavjo Karuni, 20 vjeç, nga Mirasi. E dhunuara është me orgjinë nga Ponçara.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.


Shtuar 26.03.2021 22:58