Kryeministri Rama nuk i ka lënë batutat as edhe në Slloveni, aty ku u mbajt forumi Strategjik. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk foli gjatë madje bëri edhe batuta në lidhje me emrin e Maqedonisë së Veriut.
Edi Rama: Doja vetëm të thoja se të gjitha proceset që lidhen me vendimarrjen kanë një elefant të madh në dhomë. Forca nxitëse tani është nacionalizmi.
Nuk e kam fjalën për qeveri nacionaliste, e kam fjalën për udhëheqës që tremben nga nacionalistët dhe para se të flasin për ne, u hedhin një sy sondazheve.
Ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë zgjedhje prej këtyre vendeve, më pas dalim që jemi në rregull. Jam i sigurtë se më pas situata do të ndryshojë për mirë dhe me shpresë nuk do tu kërkohet që të ndryshojnë sërish emrin. /albeu.com/