Ujkani bëhet me ekip të ri, i bashkohet dyshes shqiptare

Samir Ujkani do të mbetet në Serie A. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Empolit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura nga klubi italian.

Te Empoli aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli. Ujkani në edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Torinos.

View this post on Instagram

A post shared by Empoli Fc Official (@empoli_fc_official)


Shtuar 31.08.2021 19:27

Tags: