Aktivizohet një vatër zjarri në Apolloni

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Apolloni, pasditen e djeshme.

Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era që fryn në këtë zonë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga banorët e zonës.

 


Shtuar 31.08.2021 19:28