Një aksident rrugor i ndodhur mbrëmjen e kaluar në unazën „Nënë Tereza“ në Shkup, në drejtim të Tetovës, la të lënduar pesë persona.
Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 19:10, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, në përplasjen e trafikut u përfshinë tri automjete: një „Opel“ me targa të Shkupit, një „Mercedes“ me targa të Shkupit dhe një „Audi“ me targa të Kosovës.
Të pesë të dëmtuarit u dërguan me automjet të Ndihmës së Shpejtë në institucionet shëndetësore, ku po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkaq, ekipet e MPB-së po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.








