Një aksident i pazakontë ndodhi në Angli, kur një Range Rover doli nga rruga dhe u përplas me dritaren e madhe të shtëpisë së fqinjëve të drejtueses.
Videot e publikuara tregojnë se gruaja tentoi të largohej nga automjeti, pa kuptuar se makina kishte nisur të lëvizte në drejtim të kundërt.
Të lidhura
None found
Ajo u përpoq të rikthehej në timon për ta ndalur, por nuk ia doli. Automjeti përshkoi rrugën me shpejtësi dhe përfundoi duke u përplasur me banesën përballë.
Ngjarja u regjistrua më 20 nëntor në Northallerton, North Yorkshire, ndërsa pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas Daily Mail, shoferja Nicola Dodsworth, e cila zotëron një sallon bukurie, pësoi vetëm një prerje të lehtë në faqe.
Vetëm disa ditë më vonë, ajo u kthye në punë dhe deklaroi se nuk e mbante mend se si kishte humbur kontrollin mbi automjetin.







