Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do ta shënojë Ditën e Flamurit më 28 nëntor përmes disa aktiviteteve zyrtare.
Agjenda e publikuar nga Kuvendi i Kosovës parashikon që në orën 10:00, Haxhiu të zhvillojë homazhe në Prekaz.
Të lidhura
None found
Më pas, në orën 19:00, ajo do të jetë pjesë e Pritjes Shtetërore në Tiranë, e organizuar për 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të Shqipërisë.
Kuvendi i Kosovës u ka bërë thirrje ekipeve mediale që t’i ndjekin dhe raportojnë këto aktivitete.
Legjendë për foto: Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një aktiviteti zyrtar.







