Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka nisur procedurë ndaj një shtetasi serb, i dyshuar për veprën penale të kontrabandës.
Sipas Prokurorisë, në pikën kufitare “Bogorodicë”, në hyrje të vendit, ai dyshohet se transportonte cigare të padeklaruara me kamionin e një kompanie serbe që ishte në pronësi të tij.
Të lidhura
None found
Në 100 kuti kartoni pa shenja ishin fshehur 5.000 kuti cigare të markave “Marlboro”, “Davidoff” dhe “Winston”. Vlera e tyre e përgjithshme vlerësohet në rreth 9.000.000 denarë.
I dyshuari kishte deklaruar se po transportonte granula propileni. Megjithatë, gjatë kontrollit të rimorkios, doganierët zbuluan cigaret e padeklaruara në pjesën e përparme dhe në mes të saj. Malli u sekuestrua menjëherë.
Prokurori publik i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se rrethanat tregojnë qartë rrezik arratisjeje, njoftoi Prokuroria.







