Çifti britanik mbledh 67 mijë funte për bamirësi me mijëra drita Krishtlindjesh në shtëpinë e tyre

John dhe Helen Attlesey, një çift britanik që ka kaluar të 70-at, kanë siguruar 67 mijë funte për qëllime bamirësie duke e kthyer banesën e tyre në një atraksion festiv të mbushur me mijëra drita dhe zbukurime të Krishtlindjes.

Prej 14 vitesh, çifti nga qyteti Soham në Cambridgeshire të Anglisë dekoron shtëpinë e vet me motive festive, duke tërhequr vizitorë nga krahina të ndryshme të vendit.

Të lidhura

None found

Nisma lindi në vitin 2012, kur nipi i tyre, Jacob, u diagnostikua me një formë të rrallë dhe të rëndë të epilepsisë. Në moshën vetëm gjashtëvjeçare, mjekët i kishin dhënë atij edhe 12 deri në 18 muaj jetë.

Pas një operacioni gjatë të cilit iu hoq një pjesë e trurit, krizat epileptike të Jacobit u ndalën dhe ai rifitoi aftësinë për të ngrënë dhe ecur. Sot, në moshën 23-vjeçare, ai mbetet frymëzimi kryesor pas kësaj nisme humanitare.

Çifti i kushton rreth tetë javë çdo vit përgatitjes së dekorimeve dhe, përmes kësaj tradite, ka arritur të mbledhë 67 mijë funte për organizata që mbështesin fëmijët, përfshirë Great Ormond Street Hospital, Dreamflight dhe East Anglia’s Children’s Hospices.

Pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes së dekorimeve, John dhe Helen nuk kanë ndërmend të ndalojnë.

“Për ne, rëndësi ka të ndihmojmë të tjerët që mund të gjenden në të njëjtën situatë në të cilën ishim ne”, ka thënë Helen.

Ajo ka shtuar se, megjithë kostot, çifti do të vazhdojë këtë traditë për aq kohë sa të ketë mundësi.

Banorët e zonës tashmë e njohin shtëpinë e tyre si “Shtëpia e Dritave të Krishtlindjes”, duke treguar se një traditë festive mund të shndërrohet edhe në një nismë që ndihmon jetën e të tjerëve.


Shtuar më 24.11.2026 23:47

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetGrandpashabetjojobetblack jack insurancejojobet