Evisa Pacolli është përfaqësuesja e Kosovës në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit do të mbahet më 24 nëntor në San Juan të Porto Rikos.

Të lidhura
None found
Për shikuesit në Kosovë, finalja fillon në orën 01:00 të mërkurën, më 25 nëntor.


Pacolli, 21 vjeçe dhe studente e marketingut, siguroi pjesëmarrjen në këtë konkurs ndërkombëtar pasi fitoi titullin “Miss Universe Kosova 2026”.
Në një nga paraqitjet e saj në skenë, ajo veshi një fustan mbrëmjeje të dekoruar me gurë shkëlqyes dhe mbante shiritin me mbishkrimin “Kosovo”. Ajo gjithashtu prezantoi kostumin kombëtar në mbrëmjen e veçantë të 21 nëntorit.
Finalja do të zhvillohet në arenën José Miguel Agrelot dhe do të udhëhiqet nga prezantuesi Mario Lopez dhe R’Bonney Gabriel, fituesja e Miss Universe 2022. Në përfundim të mbrëmjes do të shpallet fituesja e edicionit të 75-të.








