Një kamion i rëndë përfundoi në një gropë të madhe, pasi u shemb një pjesë e parkingut të jashtëm të një qendre tregtare në Ankara të Turqisë, raportojnë mediat turke.
Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Acity, në zonën Yenimahalle. Shoferi mbeti i bllokuar në kabinën e automjetit pasi ky ra në kraterin e krijuar nga shembja e tokës.
Të lidhura
None found
Për nxjerrjen e tij u përdor një ekskavator. Me ndihmën e mjetit të rëndë, shoferi u shpëtua dhe doli nga automjeti.
Pas incidentit, administrata e qendrës tregtare kufizoi hyrjen në pjesën e shembur për arsye sigurie. Ndërkohë, ekipet nisën punën për të nxjerrë kamionin nga gropa.








