Mëngjesin e sotëm, një atentat me armë zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në Fier, ku ka mbetur i vrarë Selami Hasani, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij, Jakup Hasani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës, në rrethana ende të paqarta.
Të lidhura
None found
Pamjet nga vendngjarja tregojnë praninë e forcave të shumta të Policisë dhe ambulancës, ndërsa efektivët kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet në flakë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit.
Selami Hasani, i njohur edhe me pseudonimet “Sel Çami” dhe “Seli i Matit”, ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje. Ai ishte autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, me të cilin viktima kishte pasur një konflikt të hershëm.









