Në Parlamentin e Shqipërisë u mblodhën të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, me rastin e forumit “Foli Shqip”. Ky aktivitet u përqendrua te identiteti kombëtar, dashuria për atdheun dhe bashkëpunimi mes brezave të rinj shqiptarë.
Gjatë këtij takimi, studentët nga Maqedonia e Veriut patën gjithashtu një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Të lidhura
None found
Në fjalën e tij me këtë rast, Begaj theksoi se pa gjuhën shqipe nuk ka shqiptari, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë gjithmonë të bashkuar për të mbrojtur vlerat kombëtare.
“Duhet të bësh punë të vogla me dashuri të madhe, për atë që është më e madhe se të gjithë ne, atdheun! Pa gjuhë, pa të folurën shqip, nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari”, tha Begaj.
Forumi “Foli Shqip” është një nismë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, e cila u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në organizim morën pjesë gjithashtu Kuvendi i të Rinjve të Kosovës dhe tri universitete shqiptare në Maqedoninë e Veriut.








