Goditje e rëndë për Ilir Dajën – trajneri në udhëkryqin më të madh të karrierës

Në më shumë se dy dekada si trajner profesionist, Ilir Daja nuk ka përjetuar kurrë një presion të tillë. Pas disfatës së fundit të Dinamos kundër Elbasanit në kampionat, presidenti i klubit, Adrian Bardhi, nuk kurseu asnjë anëtar të ekipit.

“Kush nuk e ndjen peshën e kësaj fanelle dhe nuk jep maksimumin për të, qoftë lojtar apo pjesë e stafit, mund të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me forcë!” Kjo deklaratë tingëllon si një paralajmërim i drejtpërdrejtë edhe për trajnerin Ilir Daja, i cili mban përgjegjësinë kryesore.

Të lidhura

None found

Nëse shohim historikun e tij me presidentët e klubeve të mëparshme, Daja nuk ka hasur tensione në këtë shkallë. Në tetor të vitit 2021, kur drejtonte Partizanin, pavarësisht periudhës së vështirë që kalonin “Demat e Kuq”, presidenti Gaz Demi kishte vendosur “veton” ndaj shkarkimit të tij. Ai nuk e konsideronte largimin e trajnerit, edhe nëse skuadra do të humbiste derbin.

Ndërkohë, Ardjan Takaj i Skënderbeut ka shprehur vlerësim të lartë për Ilir Dajën. Në shkurt të vitit 2023, ai deklaroi se do t’i besonte me siguri edhe drejtimin e Kombëtares shqiptare trajnerit.

Tani, në këtë pikë të karrierës së tij dhe me situatën e fundit që ka krijuar, “timonieri” 60-vjeçar përballet me dy alternativa: ose të largohet pa lavdi dhe nën kritika të ashpra, pasi objektivi ishte titulli, ose të pranojë këtë “furtunë” me pakënaqësi dhe të punojë për ringritjen e Dinamos.


Shtuar më 21.11.2026 10:01

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş