Debutimi i Anthropic nuk i fashit frikërat/ Flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet botërore

Debutimi i suksesshëm i kompanisë Anthropic në bursë krijoi entuziazëm, por nuk mjaftoi për të qetësuar investitorët, ndërsa tregjet financiare ndodhen sërish nën presion për shkak të shqetësimeve të ripërtërira mbi qëndrueshmërinë e investimeve në inteligjencën artificiale.

Rënia me rreth 2% e shënuar në Wall Street u përhap më pas në bursat aziatike dhe europiane. Në Azi, të gjitha tregjet e mbyllën ditën me humbje të theksuara: Bursa e Seulit regjistroi rënien më të madhe me 5,21%, e ndjekur nga ajo e Tokios, ku indeksi Nikkei humbi 5,06%.

Të lidhura

None found

Edhe Hong Kongu (-2,2%), Shangai (-1,2%) dhe Shenzheni (-3,6%) e mbyllën ditën në territor negativ. Presioni i shitjeve u përqendrua veçanërisht te kompanitë e teknologjisë dhe prodhuesit e gjysmëpërçuesve.

Rënia e aksioneve të Advantest ishte 10%, e Tokyo Electron 7%, Samsung Electronics humbi 7% dhe gjiganti tajvanez TSMC afro 5%.

Sipas analistëve, investitorët po tërheqin kapitalin nga tregu i aksioneve dhe po e drejtojnë atë drejt instrumenteve më të sigurta financiare, veçanërisht obligacioneve shtetërore.

Ndërkohë, edhe bursat europiane, nga Milano e deri në Frankfurt e Paris, e nisën ditën të gjitha me humbje.

Debutimi historik i Anthropic në bursë nuk arriti ta ndryshojë atmosferën e pasigurisë. Aksionet e kompanisë, të ofruara fillimisht me çmimin 83 dollarë, u hapën me një rritje prej 34% dhe e mbyllën sesionin në 97,17 dollarë, duke shënuar një fitim prej 17%.

Megjithatë, ky sukses nuk i ka bindur investitorët se zgjerimi i sektorit të inteligjencës artificiale mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Në tregje po shtohen dyshimet mbi vlerësimet gjithnjë e më të larta të kompanive teknologjike dhe mbi mundësinë që investimet masive në inteligjencën artificiale të mos justifikojnë pritshmëritë.

Këtyre pasigurive u shtohen edhe kufizimet e mundshme të administratës Trump për eksportin e çipave amerikanë, të cilat mund të prekin të gjithë industrinë globale të teknologjisë.


Shtuar më 20.11.2026 20:11

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet