Qytetarët e mbledhur në protestë kanë vazhduar marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.
Pasi policia nuk u dha leje të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit në protestë janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit, protestuesit kanë ngritur zërin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata ecin mes trafikut të makinave, ndërsa shoferët u bien borive si shenjë solidariteti me ta.
Sipas qytetarëve të pranishëm, protesta e tyre është e drejtë dhe e ligjshme, por autoritetet po e pengojnë atë.
Forcat e rendit po zbatojnë aktin normativ të miratuar nga qeveria, të cilin protestuesit e shohin si të paligjshëm.








