Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe gazetari Anri Bala u përfshinë në një debat të tensionuar në emisionin “Prime News24”.
Bala e akuzoi Shehajn se e bëri publik rastin e dhunës ndaj një protestuesi për qëllime politike. Shehaj iu përgjigj se, si politikan, denoncon raste dhe i cilësoi akuzat të turpshme e të neveritshme. Ai tha gjithashtu se gazetari po tregohej i nënshtruar ndaj të korruptuarve.
Të lidhura
None found
Anri Bala: Detyra nuk është thjesht të dalësh në televizion e të bërtasësh. Këto i bën vetëm para kamerave dhe pastaj i harron. Ndërkohë, pazaret i bën me të tjerët. Piruetat e Agron Shehajt i kemi parë, madje i ka përmendur edhe Taulant Balla.
Agron Shehaj: A të vjen turp?
Anri Bala: Taulant Balla ta tha në Parlament dhe ti e ule kokën. Për ato që po denoncon sot, u ke kërkuar të të ruajnë votat.
Agron Shehaj: Jeni të neveritshëm.
Anri Bala: Hesht kur flet me mua, zotëri.
Agron Shehaj: Turp të kesh që mbron dhunuesit dhe të korruptuarit.
Anri Bala: Nuk je i besueshëm.
Agron Shehaj: Je i neveritshëm dhe pa dinjitet.
Anri Bala: E bën këtë shfaqje për të ardhur në studio, por pastaj nuk e ndjek rastin.
Agron Shehaj: Nuk ke dinjitet, sepse u servilosesh të korruptuarve.
Anri Bala: Të gjithë jemi çdo ditë me njerëzit, nuk je vetëm ti, zotëri, Nënë Tereza, Shën Tereza. Nuk të besohet. Shko e mohoja Taulantit se të ka ndihmuar në zgjedhje.
Agron Shehaj: Je i pacipë. Je i pafytyrë.
Pas përplasjes, Shehaj u largua nga lidhja live në distancë.
Anri Bala: Të kërkoj falje për fjalën “gjarpër” që përdora. Më fal, e tërheq.
Agron Shehaj: Kjo që po ndodh nuk është korrekte, sepse unë jam në distancë, në lidhje live me studion.








